Njëri prej tre të lënduarve po operohet në QKUK, kjo është gjendja e tij

21:41 | 07 Mars 2019

Një aksident i rënd ka ndodhur sot në Gjilan.

Mjeku kujdestar në QKUK, Naser Syla ka folur para pak minutash për gjendjen shëndetësore të tre personave të lënduar nga aksidenti në Gjilan.

Ai ka thënë se njëri prej tyre është në gjendje shumë të rëndë dhe po operohet.

“Janë sjellë me lëndime te ndryshme, ka pas lëndime të shumta në orangizëm. Raasti më i rëndë është tek njëri me traumë të kokës’’, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Tutje ai ka thënë se “Për momentin nuk kemi kërkesa të reja, nëse do të kenë nevojë për QKUK besojj që do të na thërrasin.’

Komento: