Aksidenti në Gjilan la pa shenja jete një person dhe shumë të tjerë të lënduar.
Mbi 20 persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e aksidentit që ndodhi sot gjatë ditës në qytetin e Gjilanit.
Në mesin e të lënduarve janë edhe nënë e bijë.
Të njëjtat burime thonë se njëra nga to po vazhdon mjekimin intensiv në QKUK, derisa tjera në spitalin e Gjilanit.
Kujtojmë se nga i njëjti aksident deri më tani ka ndërruar jetë një person, derisa tre të tjerë po luftojnë me jetën.