Plagoset një 24 vjeçar në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq

19:07 | 01 Dhjetor 2021

Plagosje me armë zjarri në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq.

Një 24 vjeçar dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në një poligon të shenjtërisë në Obiliq.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 17:45, është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se një person, mashkull, 24 vjeç, ka marrë plagë arma zjarrit”, tha Borovci.

I njëjti ka bërë të ditur se viktimat është dërguar në QKUK për të marrë trajtim e mëtutjeshëm mjekësor, teksa hetusit policor veçse kanë filluar një hetim për sqarimin e rrethanave që e karakterizojnë rastin.

Komento: