Burdushi prapa grilave tenton t’i jap fund jetën, kjo është gjendja e tij

11:17 | 08 Mars 2019

Burdushi ka tash e disa muaj që po mbahet prapa grilave.

Hysri Peqani i njohur si mjeku popullor ‘Burdushi’ para dy javësh ka tentuar që t’i jap fund jetës.

Rastin në fjalë e ka konfirmuar për Periskopin edhe avokati i tij, Asdren Hoxha.

“Një rast i që ka tentuar t’i jap fund jetës ka ndodh në Qendrën Prizren, sepse më ka thënë drejtpërdrejt vetë klienti im, i cili e ka shprehur si revoltë ndaj padrejtësisë që po i bëhet, me caktim dhe vazhdim të ndalimit pa asnjë arsye, procedurës për sekuestrim të pabazë të gjithë pasurisë, faktit që asnjë i dëmtuar nuk është lajmëruar vullnetarisht para kapjes të tij por, pas kapjes janë joshë dhe ftuar njerëz që për interesa personale të lajmërohen dhe të deklarojnë kundër tij, gjë që është e pazakontë”, ka thënë avokati Hoxha.

Burdushi që nga caktimi i masës së ndalimit nga Gjykata Themelore e Prizrenit ka kërkuar që t’i ndryshohet apo zbutet kjo masë, me arsyetimin se po bëhet padrejtësi ndaj tij.

” Pastaj edhe vonesa në procedurë për katër muaj prapa grilave pa aktakuzë të gjitha këto e kanë shtyrë siç ka thënë klienti në një akt të tillë”, shton tutje Hoxha.

Madje para disa javësh, ai paralajmëroi edhe hyrjen në grevë urie.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, “Burdushi” akuzohet se nga data 20.06.2014 deri me 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, ose për t`i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e të dëmtuarit.

Sipas pretendimeve të Prokurorisë, në këtë proces i akuzuari “Burdushi ” si mjek popullor, merret vesh me tashmë të dëmtuarin që t`ia shërojë një anëtar të familjes që vuante nga depresioni.

Sipas aktakuzës, marrëveshja ishte që ‘Burdushi” ta shëronte anëtarin e tashmë të dëmtuarit sipas Prokurorisë në kompensim të një shume prej 2 mijë euro, por që pas kalimit të një kohe pacienti nuk ka shfaqur shenja shërimi. Dhe si rrjedhojë këtu i akuzuari ”Burdushi”, të dëmtuarin e vë në lajthitje dhe mashtrim, duke i shkaktuar dëm material, theksohet në aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Me këtë sipas aktakuzës i njëjti ka kryer veprën penale të mashtrimit.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, për veprën penale të mashtrimit sikurse në aktakuzë, nëse gjatë gjykimit vërtetohen faktet se i njëjti ka kryer veprën penale si në aktakuzë, Kodi penal parasheh dënim me gjobë dhe me ndalim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.

Komento: