Pasi u lirua nga spitali, Adriana i del në përkrahje kësaj femre

23:42 | 07 Dhjetor 2021

Adriana Matoshi u lirua sot nga spitali, pas operimit javën e kaluar në kokë.

Sipas një komenti në fotografinë e Arjolës, banore e Big Brother Vip, aktorja është tashmë e kthjellët.

Ajo e komplimentoi për dukjen e konkurrentës sonte me fjalët më të mira.

“Drita jeme dashnia jem e pakufi! T’du me shpirt ylli më i bukur”, ka shkruar ajo poshtë Arjolës.

Kujtojmë se Adriana ishte në shtëpinë e Big Brother Albania dhe ishte takuar me Arjolën derisa dy aktoret u njoftuan gjatë serialit “O sa mirë”.

Komento: