Shpend Ahmeti reagon për ndërprerjen e ngrohjes në kryeqytet: “Ngrohja duhet të jetë prioritet”

11:26 | 15 Dhjetor 2021

“Ngrohja duhet të jetë prioritet”, reagon Shpend Ahmeti për ndërprerjen e ngrohjes në kryeqytet.

Ndërmarrja Publike “Termokos” ka njoftuar se janë detyruar që ta ndërpresin furnizimin me ngrohje për të gjithë konsumatorët.

Sipas Termokos, arsye për këtë është pamundësia për t’u furnizuar me avull nga KEK-u, këta të fundit nuk kanë dalë akoma me një shpjegim për këtë situatë.

Për këtë rast ka reaguar ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, me anë të një postimi në Facebook ai ka thënë se ngrohja duhet të jetë prioritet.

“Këshillat e qeverisë për kursim të rrymës nuk kanë efekt në një vend me 1.7 milion banorë pa vetëdije kolektive për kursim”, shkruan ai ndër të tjera.

Tutje thotë se “propozim – politikë më e mirë do ishte kjo – çdo ekonomi familjare që dëshmon se e ka ulur faturën për 30 përqind krahasuar me vitin e kaluar (mesatarja e dhjetorit, janarit, shkurtit dhe marsit) shtetj të ja paguaj faturën e rrymës (Deri në vlerë 100 euro). Atëherë motivi është financiar dhe targeton ata që janë në gjenjdje më të rëndë ekonomiko sociale me pagesë të faturës së rrymës”.

Komento: