Nis takimi i zyrtarit të lartë amerikan me liderët shtetërorë

10:15 | 09 Mars 2019

Ka nisur takimi i Nënsekretarit për Çështje Politike në Departamentin Amerikan, David Hale me tre liderët e vendit, presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli si dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Takimi është duke u mbajtur në Ambasadën amerikane në Prishtinë.

Diplomati amerikan në këtë takim do të kërkojë nga liderët e vendit që të bëhet pezullimi i taksës 100 për qind ndaj mallrave që importohen nga Serbia dhe Bonsja e Hercegovina.

Ndryshe, tashmë kanë kaluar më shumë se tre muaj prej kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vendosjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Para se të vijë në Prishtinë, diplomati amerikan David Hale, dje ka qëndruar në Bograd. Gjatë takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Hale ka kërkuar vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi në kërkim të arritjes së një marrëveshjeje mes dy vendeve.

Komento: