Haradinaj deklarohet pas takimit me amerikanët, s’e thotë asnjë fjalë për taksën

12:23 | 09 Mars 2019

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj pas takimit me amerikanët, ka thënë se është i gatshëm të diskutojë për tregtinë e lirë.

Haradinaj ka shkruar se me Nënsekretarin amerikan për Cështje Politime, David Hale, ka folur për domosdoshmërinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërkaq Kryeministri nuk njofton se çka është folur për taksën.

“E ritheksova se ne jemi gati per dialog dhe ftojmë Serbinë që t’i kthehet tavolines e të diskutojmë të gjitha çështjet e hapura duke përfshirë edhe tregtinë e lirë dhe të arrijmë një marrëveshje që rezulton me njohje në kufijtë ekzistues”, ka shkruar Haradinaj.

Shkrimi i plotë i Haradinajt:

Pata nderin që sot në rezidencën e Ambasadorit Amerikan në Kosovë Philip Kosnett së bashku me Presidentin Thaçi dhe Kryetarin Veseli të zhvillojmë një takim të hapur dhe të sinqertë me Nënsekretarin për Çështje Politike, David Hale.

Në këtë takim paraqita qëndrimin se tash Kosova është më e gatshme se kurr, e unifikuar me një zë të vazhdojë dialogun me Serbinë dhe të kontribuojë në fqinjësi të mirë, paqe dhe stabilitet. Ky unitet është edhe me domethënës pas votimit të Platformës se Dialogut dhe Ligjit.

E ritheksova se ne jemi gati per dialog dhe ftojmë Serbinë që t’i kthehet tavolines e të diskutojmë të gjitha çështjet e hapura duke përfshirë edhe tregtinë e lirë dhe të arrijmë një marrëveshje që rezulton me njohje në kufijtë ekzistues.

Komento: