Vuçiq: Po më brengos ajo që po bëjnë shqiptarët e Kosovës

14:02 | 09 Mars 2019

Serbia pret “veprimet tjera të çuditshme” nga Kosova.

Kreu i Serbisë Aleksandar Vuçiq është duke u brengosur se çfarë do të mundë të ndërmarrin tjetër shqiptarët e Kosovës, transmeton Koha net.

Ai ka porositur se shteti nuk do të lejojë sulme ndaj popullit serb dhe as nënçmimin e Serbisë.

“Po më brengos ajo që po bëjnë shqiptarët e Kosovës dhe më frikëson papërgjegjësia e tyre, veprimet e pakontrolluara dhe çuditë tjera që ata mund t’i bëjnë”, citon b92 të ketë thënë Vuçiqi.

Ai tha se do të luftojmë për ta mbrojtur paqen, ka thënë me demagogji presidenti serb.

“Por, është krejtësisht e sigurt se ata duhet ta dinë, por edhe disa të tjerë që u ndihmojnë, se nuk do ta lejojmë askënd ta sulmojë popullin serb dhe as ta poshtërojë Serbinë. Dhe, as të mos provojnë që në çfarëdo mënyre t’i rrënojnë interesat tona kombëtare e shtetërore”, është kërcënuar Vuçiq.

Komento: