
Ministrat e Qeverisë Kurti do të mblidhen sot.
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës parashihet të fillojë në ora 15:00.
Në njoftimin zyrtar të Qeverisë nuk është theksuar tema për të cilën thirret kjo mbledhje.
Duhet përkujtuar që së fundi pati zhvillime të njëpasnjëshme në vend, e situata mjaftë shqetësuese është ajo e furnizimit me energji-elektrike.
Disa ditë më parë në mbledhjen e fundit, Qeveria e Kosovës i ka ndarë 20 milionë euro për Korporatën Energjetike të Kosovës, mjete këto që do të shërbejnë për mbështetje të tejkalimit të krizës energjetike.