Kjo lagje në Prishtinë që 24 orë nuk ka rrymë

20:36 | 23 Dhjetor 2021

Furnizimi me Rrymë po vazhdon të jetë problem në vendin tonë.

Kryeqytetasit e rrugës “Tomori”, pranë lagjes Kolovica, për më shumë se 24 orë thonë se janë pa energji elektrike.

Njëri nga ta, Sadik Latifi, tregoi për Klan Kosova se mungesa e rrymës po u shkakton shumë vështirësi.

“Vështirësi kemi shumë se nuk po dimë si me u nxeh, kemi nxemje qendrore, ajo nuk bënë pa rrymë, nuk qarkullon uji i ngrohtë, qe 27-28 orë nuk kemi rrymë, edhe vetëm kjo pjesa jonë këtu, pjesët përreth kanë krejt rrymë, siç e keni pa kah keni ardhë.”

Tutje ai tregoi se dje në orën 15 është ndalur rryma dhe deri në kohën kur ekipi televiziv ishte prezent nuk kishte ardhur ende.

Komento: