
Të kesh rrymë sot në Kosovë është luks.
Kriza me rrymën dhe rikthimi i reduktimeve ka bërë që qytetarët t’u drejtohen zgjidhjeve alternative.
Kësisoj, zgjidhja më e shpeshtë është blerja e një gjeneratori të rrymës, shkruan lajmi.net.
Një i tillë, në faqen për shit-blerje “Merrjep” kushton nga 50 euro më i liri, mirëpo edhe i amortizuar në një masë të madhe.
Ndërkaq, ata të cilësisë dhe kapacitetit më të madh kushtojnë me qindra euro.
E pas kthimit të reduktimeve, kanë filluar me të madhe të vihen në shitje këta agregatë.
Vetëm në 24 orët e fundit, në “merrjep”, mirëpo edhe në rrjete sociale kanë qarkulluar shumë oferta për shitjen e agregatëve