E bëjnë për spital nusen e vëllait dy kunata në Rahovec, shkak kafeja turke

09:53 | 24 Dhjetor 2021

Dy kunatat në Rahovec e bëjnë për spital nusen e vëllait për një kafe turke, pajtohen shpejt.

Dy kunata kanë sulmuar nusen e vëllait të tyre në Qifllak të Rahovecit, mëngjesin e së mërkurës.

Burri i viktimës tregoi se djali i tyre kishte larguar një xhezve, të cilën njëra motër e kishte vënë për ta zier kafenë, andaj aty kishte nisur konflikti.

E në këtë rast kishte intervenuar edhe policia, ku shefi i hetimeve, Fadil Krasniqi, tha se viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa pala tjetër, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Pas lirimit, të dy familjet zgjodhën mosmarrëveshjet e tyre dhe bashkëshorti pohoi se gruaja e tij, së bashku me fëmijët, janë kthyer në shtëpi.

Komento: