Fillon rënia e çmimit të energjisë në bursë – ky është lajm i mirë edhe për Kosovën

14:24 | 24 Dhjetor 2021

Lajm i mirë për Kosovën me reduktime, fillon rënia e çmimit të energjisë në bursë.

Rritja enorme e çmimit të energjisë dhe në të njëjtën kohë rritja e madhe e shpenzimit gjatë sezonit të dimrit, ka bërë që, Kosova si një importuese, të përballet me një krizë energjetike dhe t’i kthejë reduktimet pas më shumë se dhjetë vitesh, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë sinjale pozitive për çmimin e energjisë elektrike vijnë nga tregjet e huaja.

Çmimi i energjisë elektrike brenda kësaj jave ka filluar rënien drastike. Në bursën hungareze të energjisë elektrike, nga 420 euro sa ka qenë megavati më 22 dhjetor ka rënë në 208 euro, derisa nesër do të mund të blihet edhe më lirë në vlerën e 186 eurove.

Trend i ngjashëm i rënies së çmimit për megavat është duke i përcjellë pothuajse të gjitha shtetet në Evropë.

Komento: