
Mërgimtari nga Gjermania vozit në kahun e kundërt të autostradës ‘Ibrahim Rugova’
Një mërgimtar në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes rrezikoi pjesëmarrësit në trafik.
Ai në rrethinën e Prishtinës u fut në autostradë në kahun e kundërt të rrugës.
Lexuesi i Lajmit, i cili e ka dërguar videon në redaksinë ka thënë se vetura që po lëvizte në kah të kundërt ishte me targa të Gjermanisë.
