
Musliu publikon e-mail.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovë (PDK), Ganimete Musliu, ka thënë se punëtorëve në Ministrinë e Bujqësisë po u kërkohet të punojnë edhe ditëve të vikendit.
Musliu në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka publikuar një e-mail që sipas saj dëshmon se pretendimet e saja janë të vërteta. Ajo ka shtuar se punëtorëve po u kërkohet të punojnë edhe tëhënën, që është ditë pushimi shkaku i festës.
Postimi i plotë:
Asnjeher nuk flas pa fakte dhe argumente dhe nuk them diçka qe nuk mund ta argumentoj.
Para tre dite në një intërvistë në ATV thash se punëtoret e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural detyrohen të punojnë edhe të shtunave e të dielave(foto 1 pjese nga intervista) dhe ja faktet në foton 2 ku përveç të shtunes (sot) punëtoret do të punojnë edhe të hënen kur e tërë administrata është në pushim me qe e hëna është ditë fesete Po shkelen te drejtat e punëtorve, Ligji i punës dhe Ligji për festat zyrtare.