Po propagandon kundër Kosovës, gazetari britanik “sulmohet” nga komentuesit kosovarë

23:49 | 09 Mars 2019

Ai është shndërruar në njeriun më të urryer nga kosovarët.

Graham Phillips, gazetar britanik pro rus, tash e disa kohë është duke bërë fushatë kundër Kosovës në rrjete sociale.

Madje siç ishte raportuar pak kohë më parë, ai kishte vizituar Kosovën nga ku kishte realizuar një dokumentar, shkruan lajmi.net.

E i njëjti në profilin e tij ka shumë postime nga ku bën fushatë kundër Kosovës.

Ai nuk heziton që udhëheqësve shtetëror të Kosovës t’u referohet si ‘kriminelë”.

Madje, ai në një intervistë për Klan Kosovën gjatë ditës së sotme ka thënë se turpërohet që vije nga një vend që e ka përkrahur shtetin e Kosovës.

E siç duket nga raportimet e shumta të mediave kosovare për fushatën e tij anti shtetërore, kosovarët e kanë kërcënuar përmes rrjeteve sociale.

Kjo në bazë të një postimi që ai ka shkruar së fundmi në Facebook.

“Ju me të vërtetë nuk më njihni. Ju mund të më shkruani sa kërcënime që të doni, unë do të vazhdoj. Bota duhet ta dijë që unë do ta them të vërtetën për Kosovën dhe Metohinë. Përballuni me faktet”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

E kosovarët i kanë reaguar edhe në këtë postim.

Që nga sharjet e fyerjet, e deri tek postimi i fotografive të ish-komandatëve të UÇK-së janë komentet që komentuesit kosovarë i kanë lënë gazetarit britanik pro rus.

Komento: