30 pasagjerë të lënduar në aeroplan, ja sa prej tyre ishin shqiptarë

10:23 | 10 Mars 2019

30 persona kanë përfunduar të lënduar nga një turbulencë e aeroplanit.

Gjatë turbulencave të forta ajrore në afërsi të Neë Yorkut në bordin e një avioni pasagjerësh të kompanisë “Turkish Airlines” rreth 30 persona u lënduan deklarojnë autoritetet në aeroportin “Kennedy” në New York.

“Plagët nuk janë kërcënuese për jetën”, tha një zëdhënës për medie.

Një person raportohet se ka thyer këmbën, ndërsa të tjerët kanë plagë dhe lëndime tjera.

Aeroplani u ul në aeroportin e Neë Yorkut në orën 5:35 të mëngjesit pas largimit nga Stambolli.

Shumica e udhëtarëve u trajtuan në terminalin e aeroportit, një zëdhënës i Autoritetit të Portit të Shteteve të Bashkuara të Neë Yorkut dhe Neë Jersey deklaroi se të lënduarit më pas u dërguan në spital.

Në këtë fluturim ishte edhe shqiptari, Sead Nikaj i cili u bë i njohur me shqiponjën që bëri në hyrje pas aterrimit në aeroportin e Podgoricës, ku u pengua nga punëtorët malazez në aeroport.

Komento: