Beatrixa sapo mori një mbështetje të fuqishme: ‘Gjërat nuk janë aq tragjike sa duken’

21:44 | 02 Janar 2022

‘Gjërat nuk janë aq tragjike sa duken’, Beatrixa merr mbështetjen e nënës.

Beatrixa pas natës së mbrëmshme u mërzitë shumë dhe kërkoi të largohej nga shtëpia e BBV-së.

Ajo nuk ndihej mirë ditëve të fundit, dhe po ndihej se po e penalizon Donaldin, shkruan lajmi.net.

Pas lajmit se BBV-ja zgjatet deri në fund të muajit shkurt, banorët po befasohen nga familjarët e tyre me videomesazhe.

Beatrixa është ajo e cila u surprizua nga nëna e saj.

Nëna e Beatrixës, ia kërkoi asaj ta shijojë këtë eksperiencë dhe se gjërat nuk janë aq tragjike sa duken.

Beatrixa u emocionua shumë dhe shpërtheu në të bërtitura duke i dërguar dashuri nënës së saj.

Trixa është vajzë e prekshme dhe shumë shpesh nuk po mundet të përballojë situatat brenda shtëpisë.

Komento: