Krasniqi ‘thumbon’ vartësit e kryeministrit, u thotë ta kryejnë punen e tyre e mos të bëhen analista

17:13 | 10 Mars 2019

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur për vartësit e kryeministrit, duke iu thënë këtyre të fundit të merren me punët e tyre në qeverisje e të mos merren me analiza.

“Nuk ju takon vartësve të Kryeministrit me u ba analista e as me u marrë me spekulime. As me ligjëru çka është interes i Kosovës, se e dijmë ne pak më mirë se ta. Le t’i shikojnë punët e qeverisjes se për atë ju kemi dhënë përgjegjësi e aty ka punë mjaft”, ka thënë Krasniqi për Express.

Kjo përgjigje e Memli Krasniqit vjen menjëherë pas deklarimeve të Avni Arifit, shefit të stafit të kryeministrit Haradinaj si dhe të zëvendësministrit të Mbrojtjes nga radhët e AAK, Burim Ramadani.

Dy zyrtarët e AAK-së kanë komentuar sot për atmosferën e takimit ndërmjet tre krerëve të shtetit të Kosovës me nënsekretarin amerikan David Hale.

Komento: