Ia mori jetën një personi, vihen në pranga ngasësit që bënin gara në Podujevë

18:14 | 10 Mars 2019

Dje ndodhi një aksident me fatalitet në Podujevë.

Një aksident i tmerrshëm ndodhi dje në Shtedim të Podujevës, ku gara që bënin dy automjete ishte fatale për një 73 vjeçar.

Nga ky aksident lëndime morën edhe njëri shofer dhe një pasagjer, ndërsa shoferi tjetër ishte në arrati.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa me vendim të Prokurorit dy vozitësit janë arrestuar dhe dërguar në mbajte.

Komento: