As qytetarët e Serbisë nuk po e duan Aleksandar Vuçiqin.
Dhjetëra qytetarë serbë gjatë mbrëmjes së sotme kanë protestuar kundër qeverisjes serbe dhe kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit Aleksandar Vuçiq.
Qytetarët serbë edhe sonte vazhduan ta kërkojnë dorëheqjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Madje ata kanë kërkuar që së bashku me Vuçiqin të bjerë edhe qeveria siç thanë ata, qeveria diktatoriale të cilën sipas tyre e ka krijuar vet Vuçiq.
Siç shkruan “Danas.rs”, dhjetëra qytetarë serbë janë mbledhur jashtë Qendrës Kulturore të cilët në shenjë revolte kanë fishkëllyer.
Në këtë protestë ka folur kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Partisë Popullore, Vladimir Dobrosavleviq dhe përfaqësuesi i sindikatës ushtarake, Jovan Stambolliq.
Dobrosavleviq gjatë fjalimit të tij para protestuesve ka thënë se udhëheqësit shtetëror serb, me mashtrime dhe gënjeshtra të mëdha po e shkatërrojnë Serbinë ashtu siç bënë në vitet e ’90-ta, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, e tërë kjo është bërë për shkak se Serbinë po e drejtojnë njerëz të cilët nuk janë të arsimuar ashtu siç duhet.
Siç shkruan “Danar.rs”, Dobrosavleviq po ashtu ka thënë se udhëheqësit shtetëror janë e keqja më e madhe e Serbisë.
Sipas tij, autoritetet serbe po e trajtojnë Serbinë si turq, ndërkaq qytetarët si skllav të tyre që shërbejnë vetëm për shfrytëzim dhe punë, ndërkaq siç u shpreh Dobrosavleviq, politikanët po e shfrytëzojnë shtetin për pasurim personal.
“Epo, ajo nuk do të jetë në gjendje ta bëjë këtë. Prandaj po ecim dhe protestojmë, dhe në fillim të majit të gjithë për Beogradin, derisa të bjerë kjo qeveri”, tha Dobrosavleviq.
Ai ka thënë po ashtu se e ardhmja e Serbisë varet nga zgjedhjet, siç theksoi Dobrosavleviq, nëse Vuçiq do të vazhdojë të jetë president apo do të zëvendësohet dhe do të ndërtohet një vend i drejtë ku sipas tij, do të jenë krenar të gjithë dhe të rinjtë serbë do të qëndrojnë dhe do ta duan Serbinë.
Në anën tjetër, Jovan Stambolliq nga Sindikata Ushtarake tha se Serbia ka nevojë për një sistem në të cilin respektohen kushtetuta dhe ligjet, dhe jo për një sistem siç u shpreh ai, diktatorial dhe se shteti duhet të sigurojë nevojat dhe interesat e qytetarëve, e jo të manjatëve dhe kriminelëve.
Sipas Stambolloviq, kjo qeveri do të mbahet mend për mashtrime dhe manipulime me qytetarët.
“Një mision i rremë ka bërë që Serbia të udhëhiqet nga një sistem qeverisës diktatorial”, u shpreh Stambolloviq
Ai tha se mbështet formimin e Frontit Popullor për “çlirimin” e Serbisë dhe ndryshimin e regjimit të pushtetit dhe beson në marrëveshjen me njerëzit e ofruar për ndryshim si “drita në fund të tunelit të gënjeshtrave, mashtrim dhe grabitj