Haradinaj kujton demonstrata e 81-shit

09:25 | 11 Mars 2019

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj ka thënë se demonstrata e 81-shit, epokë vendimtare në historinë e Kosovës
Haradinaj ka kujtuar demonstratat e marsit të vitit 1981.

Haradinaj përmes një postimi, ka shkruar se më 11 mars 1981, mijëra studentë zgjodhën rrugën e paqes për ta kundërshtuar shtypjen dhe pabarazinë.

“Demonstrata e 11 marsit ‘81 shënon një epokë vendimtare në historinë më të re të Kosovës. Mijëra studentë zgjodhën rrugën e paqes për ta kundërshtuar shtypjen dhe pabarazinë.

Në përvjetorin e demonstratave studentore, kujtojmë të gjithë ata që guxuan të kërkonin atë që iu takonte, të drejtën e tyre, dhe që i dolën zot këtij vendi, në rrugën drejt çlirimit”, ka shkruar Haradinaj.

Komento: