E mitura kosovare e njofton babanë in se është martuar, ja çka ndodhi me burrin e saj!

09:11 | 17 Janar 2022

Të miturit bashkëjetonin në Klinë, policia e arreston djalin, vajzën e kthen te babai

Një e mitur nga Klina ka njoftuar të dielën babain e saj se ishte martuar me një mashkull, po ashtu të mitur.

Policia pas kësaj ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa vajzën e ka kthyer tek babai i saj.

“Viktima femër kosovare, e moshës së mitur, ka njoftuar babain e saj se është martuar dhe gjendet te i dyshuari mashkull kosovar, po ashtu i moshës së mitur. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt ,ndërsa viktima është dërguar në shtëpi të sigurt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Komento: