Neymar asessi të stabilizohet.
Neymar po hetohet nga autoritetet tatimore spanjolle për shkak të një shpërblimi që ai ka marrë për rinovimin e kontratës së tij të Barcelonës pak para se të largohej për te Paris Saint-Germain.
Gazeta spanjolle “El Mundo” raporton se zyra spanjolle e taksave ka kërkuar nga Gjykata e Punës së Barcelonës të gjithë dokumentacionin e përfshirë në rastin në të cilin Neymar dhe klubi po përpiqen të zgjidhin borxhet e tyre të papaguara.
“El Mundo” ka zbuluar se autoritetet tatimore po hetojnë nëse rinovimi i lojtarit me Barcelonën dhe transferimi i tij i mëvonshëm tek PSG u tatua siç duhet në Spanjë.
Neymar do të hetohet nëse ka paguar taksat e sakta për bonusin prej 64.4 milionë euro dhe transferimin prej 222 milionë euro te PSG.
Neymar jetoi në Spanjë për më shumë se 183 ditë në vitin 2017 dhe prandaj duhet të deklarojë të gjitha të ardhurat e tij nga Barcelona dhe PSG si një rezident i taksave në vend.
Barcelona njoftohet se ka bërë pagesën e parë prej 23.4 milionë euro për Neymar për bonusin e tij të rinovimit dhe transferimi i mëpasshëm i brazilianit e la pjesën tjetër të bonusit të papaguar.
Klubi katalanas refuzoi të paguante shumën e dytë dhe tani po kërkon kthimin e bonusit të plotë me interes, si dhe një gjobë për dëmet që zënë rreth 75 milion euro.
Neymar po kërkon që pjesa tjetër e bonusit të tij të paguhet me kamatë. Gjyqi për të përcaktuar rastin do të mbahet më 21 mars.
Raportet deklarojnë kontratën e Neymar me PSG, e cila kurrë nuk është zbuluar plotësisht, e sheh të fitojë rreth 40 milionë euro, e cila e vendos atë si lojtarin më të paguar në botë së bashku me Lionel Messin.