KFOR-i i gatshëm për të parandaluar çdo rrezik në Kosovë

15:04 | 11 Mars 2019

KFOR do të qëndrojë shumë gjatë në Kosovë.

Përmes një njoftimi, KFOR’i ka bërë të ditur se janë duke vazhduar trajnimet për të parandaluar çfarëdo kërcënimi në territorin e Kosovës

Ushtrimet janë duke u zhvilluar në Dragash, ndërkaq në njoftim thuhet se janë përfshirë edhe Grupi Shumëkëmbësh i Betejës Perëndimore dhe asetet e helikopterit kroat.

Këto trajnime po bëhen për të parandaluar çdo kërcënim për sigurinë e mjedisit në vend.

“Trupat e KFOR-it vazhdojnë me trajnimin e vazhdueshëm dhe janë gati të shpërndahen nëpër gjithë territorin e Kosovës, dhe të parandalojnë çdo kërcënim për sigurinë e mjedisit. Këtë herë, ushtrimet janë zhvilluar në komunën e Dragashit, dhe kanë përfshirë Grupin Shumëkombësh të Betejës Perëndimore dhe asetet e helikopterit kroat”, thuhet në komunikatën e KFOR’it.

Komento: