Plagosët një person të banesat e Bardha në Prishtinë

17:39 | 21 Janar 2022

Një person është plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Rasti sipas policisë ka ndodhur sot rreth orës 16:30.

Personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor.

Policia është duke u marrë me rastin.

Sot rreth orës 16:30, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është plagosur, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.”, ka thënë ajo.

Komento: