Fillon takimi i Haradinajt me dy njerëzit kryesorë të Merkelit

15:55 | 11 Mars 2019

Dy zyrtarë të lartë gjermanë po qëndrojnë në Kosovë.

Ka filluar takimi në mes dy këshilltarëve të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe zyrtarëve shtetërorë të Qeverisë së Kosovës.

Jan Heker, këshilltari më i rëndësishëm për Politika të Jashtme i kancelares gjermane si dhe këshilltari i saj për Ballkan, Matias Litenberg, kanë arritur në Kosovë, ku edhe kanë startuar takimin me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.

Qeveria e Kosovës vizitën e këshilltarëve të kancelares gjermane e bëri të ditur vetëm pak orë më parë, përderisa mediat kanë pasur të drejtë të marrin vetëm pamje.

Kjo vizitë e zyrtarëve gjermanë po bëhet pas asaj që zyrtarët e amerikanë patën në Kosovë, ku edhe zhvilluan takime me krerët e vendit.

Deri tani nuk ka informacione nëse të njëjtit do të zhvillojnë takime edhe me zyrtarë tjerë të Kosovës.

Komento: