Ambasadori O’Connell i bën për ‘pesë pare’ gjyqtarët dhe prokurorët

16:06 | 11 Mars 2019

Ruairi O’Conell është treguar i ashpër me gjyqtarët dhe prokurorët.

Bashkësia ndërkombëtare nuk do të pranojë dështimet e Kosovës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pasi ky është momenti i fundit që vendi të shënojë rezultate në luftimin e krimeve të rënda, në mënyrë që të mos humbasë mbështetjen ndërkombëtare.

Kështu tha ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairi O’Conell në tryezën me temë

“Pandëshkueshmëria e korrupsionit, rrezik për shoqërinë dhe shtetin”/ “Zgjidhja: Integritet, transparencë, llogaridhënie?”, ku u shpreh se dëshiron të jetë më i drejtpërdrejtë.

O’Conell tha se bashkësia ndërkombëtare ka investuar shumë në Kosovë dhe për këtë nuk mund të pranojë dështimin. Ndërkohë që parashtroi pyetje ndaj prokurorëve e gjyqtarëve se ku qëndron problemi i mos ndëshkimit të krimit të rëndë në vend.

Ai theksoi se përgjegjësia bie prokurorët dhe gjyqtarët, teksa shtoi se nuk janë të pranueshme justifikimet se ka mungesë të guximit apo për kapje të sistemit.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tha se gjetjet e IKD-s në këto vite është se korrupsioni në Kosovë është endemik.

Komento: