Hoxhaj pas takimit me këshilltarin e Merkelit thotë se marrëveshja me Serbinë mund të ndodh gjatë 2019-së

17:24 | 11 Mars 2019

Dy zyrtarë të lartë gjerman janë duke qëndruar në Kosovë.

Ata fillimisht kanë takuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. ndërsa me vonë ata janë takuar edhe me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj.

Pas takimit ky i fundit ka shkuar se gjatë vitit 2019 mund të ndodhë një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë.

Këto deklarata i ka bërë pas takimit me Jan Hecker, këshilltar për politikë të jashtme i kancelares gjermane Angela Merkel.

Diskutim i frytshëm me këshilltarin kryesor të kancelares gjermane Merkel për politikë të jashtme, Jan Hecker. E informova për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe hapat që kemi ndërmarrë në funksion të vazhdimit të dialogut me Serbinë. Roli dhe mbështetja e Gjermanisë dhe e aleatëve të tjerë të Kosovës në procesin e dialogut është jashtëzakonisht e rëndësishme. Viti 2019 paraqet momentum shumë të favorshëm për arritjen e një marrëveshjeje historike, e cila duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim të Kosovës në OKB”, ka shkruar Hoxhaj.

Komento: