Dalin detaje të papritura për dyqanin që u dogj dje në Gjakovë

20:34 | 11 Mars 2019

Dje është përfshirë nga zjarri një supermarket në qytetin e Gjakovës.

Sipas banorëve të ndërtesave përreth, intervenimi i zjarrfiksëve shpëtoi pjesën tjetër të objektit.

Ndërkohë Policia po dyshon se zjarrin e ndezi dikush, por që deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.
Pacarizi thotë se lidhur me rastin janë intervistuar edhe punëtorët e kësaj qendre tregtare

Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur keqardhjen për zjarrin i cili kaploi qendrën tregtare “Viva Fresh Store”.

I pari i ekzekutivit, përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se ka kontaktuar pronarin e qendrës tregtare dhe i ka ofruar mbështetjen e tij.

Komento: