Nesër seancë e jashtëzakonshme

21:07 | 11 Mars 2019

Seanca e cila është thirrur nga partitë opozitare

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.

Pikë e vetme e rendit të ditës është debati parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.

Seanca e cila është thirrur nga partitë opozitare pritet të nis në orën 10:00.

Ditë më parë, lajmi.net raportoi se vetëm këtë vit Qeveria e Kosovës ka shpenzuar mbi 1 milion euro nga rezervat shtetërore.

Komento: