Reshjet e borës, Ministria e Infrastrukturës del me këtë njoftim

11:17 | 01 Shkurt 2022

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës rrugët janë të kalueshme

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, gjendja e rrugëve në tërësi është e mirë.

“Të gjitha rrugët janë të qarkullueshme për automjete. Kompanitë e MVD-së të kontraktuara nga MI-ja gjatë tërë kohës punojnë në pastrimin e rrugëve si dhe hedhje kripe në rrugë”, ka theksuar për Telegrafin shefi i Departamentit të Mirëmbajtjes së Rrugëve, Gëzim Osmani.

Në anën tjetër, në Kosovë tashmë janë shënuar disa aksidente për shkak të kushteve në trafik.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në anën tjetër njofton se kjo situatë meteorologjike do të mundësohet si pasojë e masave të ajrit me presion relativisht të ulët atmosferike.

Të martën vranësirat e dendura që do ta përfshijnë vendin do të krijojnë kushte për reshje bore.

Komento: