Bora zbulon si e kishte njohur Donaldin

14:30 | 02 Shkurt 2022

Publikohet pamje kur Bora i thotë Donaldit se e ka njohur nga historia e dashurisë e vëllait të tij.

Një debat i ashpër mbrëmë ka ndodhur mes Donaldit dhe Einxhelit në shtëpinë e Big Brother VIP.

Moderatorja shqiptare i ka thënë Donaldit se ai është bërë i njohur nga historia e tij me Bora Zemanin, e që këtij të fundit kjo gjë nuk i ka pëlqyer fare.

Madje, përveç Einxhelit, këtë gjë pas spektaklit ia tha edhe Arjola Demiraj, e cila u shpreh se nuk e kishte njohur më parë.

Por, po të kthehemi pas në kohë, edhe vet Bora Zemani ka thënë një gjë të tillë.

Në një intervistë që dyshja kanë realizuar kohë më parë, Bora Zemani i thotë Donaldit se e njeh atë nga historia e dashurisë e vëllait të tij, Romeos me Jonida Maliqin.

Komento: