Nëna e saj feston ditëlindjen, Biona e uron Meritën me një foto të paparë

20:47 | 04 Shkurt 2022

Biona Muqiqi, është vajza e madhe e çifti Nysret Muqiqit dhe Merita Spahiut.

Ani pse nuk ka një profesion të caktuar, Biona ka marrë gjithmonë vëmendjen e publikut me format dhe bukurinë e saj, shkruan ORAinfo.

Një zeshkane tejet e bukur dhe e kuruar, ajo padyshim që është pjesë e mediave rozë. Por, së fundmi Biona, ka treguar se sot është një ditë e veçantë për të.

Sot, nëna e saj, këngëtarja e njohur, Merita Spanhiu, feston ditëlindjen. Biona ka zgjedhë një foto të saj të kombinuar me një të mamasë së saj, me të cilën ia ka uruar ditëlindjen.

“Urime Ditelindjen lumturia ime @meritaspahiuu , te dua shumee”, ka shkruar krahas fotos./ORAinfo/

Komento: