
Zinedine Zidane do ia ‘humbet’ karrierën këtij lojtari të Real Madridit.
Rikthimi i Zinedine Zidanes te Real Madrid është një lajm i mirë për disa lojtarë të skuadrës.
Zinedine Zidane u rikthye te Real Madrid pas vetëm tetë muajsh nga largimi, andaj tani do ndodhë një revolucion në skuadër.
Rikthimi francezit në Santiago Bernabeu, nuk është lajm i mirë për Thibaut Courtoisin, përcjell lajmi.net.
Zidane tashmë dihet se e preferon Kylor Navasin në portë, andaj belgu me shumë gjasë do ta shijoj stolin.
Duke parë paraqitjet e dobëta të Courtois, atëherë francezi nuk do të mendohet dy herë që të startojë me kosta rikanin.