Gjendet një trup i pajetë në liqenin e Fierzës

17:51 | 05 Shkurt 2022

Është gjetur një trup i pajetë në liqenin e Fierzës.

Trupi i pajetë dhe i dekompozuar i një personi është gjetur pasditen e së shtunës në ujërat e liqenit të Fierzës në Kukës.

Viktima u gjet nga kalimtarët në afërsi të fshatit Bushat të cilët njoftuan menjëherë policinë.

Dyshohet se trupi i pajetë i përket peshkatarit nga Dibra, T.GJ., i zhdukur më 26 dhjetor, të vitit të kaluar.

Kufoma është nisur drejt Spitalit të Tiranës për ekspertizë, për shkak se morgu në Kukës është në rikonstruksion.

Komento: