Kosova është duke u përgatitur për ndeshjet e para kualifikuese ‘Euro 2020’.
Tani është bërë publike lista e përfaqësueses së Kosovës për 2 sfidat e muajit mars, atë ndaj Danimarkës dhe Bullgarisë.
Florent Hasani, Bersant Celina, Bernard Berisha janë 3 futbollistët e rinj të ftuar nga trajneri Shaland, të cilët nuk ishin në dispozicion të teknikut në ndeshjen e fundit ndaj Azerbajxhanit.
Celina dhe Berisha kanë qenë pjesë e Kosovës në grumbullimet e mëparshme, ndërkohë që Hasanin do të jetë hera e parë që do të veshë fanellën e Përfaqësueses A.
Mesfushori po kalon një formë të shkëlqyer në kampionatin hungarez, madje së fundmi gjeti edhe rrugën e rrjetës në sfidën ndaj skuadrës së Liridon Latifit. Hasani me herët ishte pjesë e Kosovës U-21, ndërsa në futbollin kosovar ka luajtur me Vushtrrinë dhe Trepçën ’89.
LISTA:
Portierë:
Samir Ujkani – Caykur Rizespor
Arijanet Muric – Manchester City
Visar Bekaj – FC Prishtina
Mbrojtës:
Amir Rrahmani – GNK Dinamo Zagreb
Fidan Aliti – Kalmar
Mërgim Vojvoda – Royal Excel Mouscron
Leart Paqarada – SV Sandhausen
Benjamin Kololli – FC Zurich
Arbenit Xhemajli – Neuchâtel Xamax
Mirlind Kryeziu – FC Zurich
Mesfushorë:
Florent Hasani – Diosgyor
Bersant Celina – Swansea
Valon Berisha – SS Lazio
Hekuran Kryeziu – FC Zurich
Herolind Shala – Vålerenga Fotball
Idriz Voca – FC Luzern
Besar Halimi – Brøndby
Arbër Zeneli – Reims
Milot Rashica – SV Ëerder Bremen
Edon Zhegrova – Basel
Bernard Berisha – Akhmat Grozny
Sulmues:
Vedat Muriqi – Caykur Rizespor
Atdhe Nuhiu – FC Sheffield Wednesday
Lirim Kastrati – Lokomotiva Zagreb.