Vjen paralajmërimi i fundit nga Amerika: Rusia e pushton Ukrainën së shpejti

16:33 | 06 Shkurt 2022

“Rusia mund të pushtojë Ukrainën në ditët ose javët e ardhshme, por mund të zgjedhë edhe rrugën diplomatike për të përshkallëzuar situatën”, tha sot këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, në një seri intervistash televizive.

“Çdo veprim i mundshëm rus mund të përfshijë pushtimin e rajonit ukrainas të Donbasit, sulme kibernetike ose një pushtim të plotë të Ukrainës,” tha ai në emisionin “This Week” të ABC News.

Ndërkohë, inteligjenca amerikane ka bërë me dije më herët se Rusia po i përshpejton përgatitjen për një pushtim të shkallës së gjerë të Ukrainës dhe deri më tani i ka gati 70 për qind të trupave që beson se i duhen për të operacion të tillë.

Komento: