Pse Putin dhe Macron u ulën kaq larg në tryezë?- Zbulohet arsyeja

13:12 | 11 Shkurt 2022

Zbulohet arsyeja pse Putin dhe Macron u ulën kaq larg në tryezë

Takimi Macron-Putin u bë edhe meme në rrjete sociale për shkak të distancës së pazakontë në tryezë mes tyre. 4 metra larg.

Njëri në njërën anë dhe tjetri në tjetrën. Pse kaq larg?

Sipas Reuters, Presidenti francez Emmanuel Macron ka refuzuar kërkesën e Kremlinit për të bërë një test ndaj Covid para takimit. Kështu Putin-in e është dashur të mbajë distancë.

Nga ana tjetër thuhet se Macron ka refuzuar të bëjë testin, për shkak të frikës së prej tij Rusia mund të merrte material gjenetik.

Francezët, pjesë e organizimit të këtij delegacioni shprehen se e dinin që moskryerja e testit do të thoshte mosshtrëngim duarsh dhe rregulla të rrepta të distancës sociale.

Komento: