Çka solli biseda një orëshe Putin-Baiden për Ukrainën

11:55 | 13 Shkurt 2022

Biseda telefonike për krizën në Ukrainë mes Presidentit amerikan Joe Biden dhe presidentit rus, Vladimir Putin, zgjati 1 orë e 2 minuta.

Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se Biden ka qenë “shumë i qartë” me Putinin, duke i thënë Presidentit të Rusisë se nëse Moska pushton Ukrainën, SHBA dhe aleatët e saj do të përgjigjen “të vendosur” dhe do të ketë “kosto” të rënda për Rusinë.

Ndërkohë, sipas Reuters, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka siguruar Anthony Blinken se Rusia nuk ka ndërmend që ta pushtojë Ukrainën.

Komento: