“Nervozohet” pak Vuçiq: Serbia as ndërmend s’e ka ta njohë Pavarësinë e Kosovës

15:05 | 13 Shkurt 2022

Vuçiq thotë se Serbia as ndërmend s’e ka ta njohë Pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e tij për Pavarësinë e Kosovës.

Madje, Vuçiq tha se Serbia as ndërmend s’e ka të njohë Kosovën.

Gjatë një interviste që po jep sonte në TV Prva, lideri serb tha se duhet bashkëpunim dhe bashkëjetesë me shqiptarët e Kosovës.

Ai deklaroi gjithashtu se nisma rajonale “Ballkani i Hapur” është ide e mirë për të ecur përpara si rajon./

Komento: