Ministria e Shëndetësisë: Nëse nuk jeni të vaksinuar, keni 16 herë më shumë gjasë të shtroheni në spital

17:56 | 14 Shkurt 2022

MSH: Nëse nuk jeni të vaksinuar, keni 16 herë më shumë gjasë të shtroheni në spital.

Ministria e Shëndetësisë sërish ka bërë thirrje te qytetarët e Kosovës që të vaksinohen kundër COVID-19.

“Nëse nuk jeni të vaksinuar, keni 16 herë më shumë gjasë të shtroheni në spital për shkak të COVID-19, sesa nëse jeni plotësisht i vaksinuar”, bën thirrje MSH-ja.

“Ne kemi mjetet që na duhet për të mbrojtur vetën dhe të tjerët. Ju lutem merrni vaksinën dhe dozën tuaj përfocuese!”, ka bërë thirrje MSH-ja përmes një reagimi në Facebook derisa ka publikuar edhe disa fotografi me thirrje për vaksinim dhe disa arsye se pse duhet vaksinuar.

Komento: