Dy të lënduar në aksidentin tek Liqeni i Badovcit

10:37 | 16 Shkurt 2022

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në afërsi të Liqenit të Badovcit.

Një gjë të tillë për lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti

“Sot rreth orës 09:00,në rrugën Prishtinë -Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet.

Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, bëri të ditur ajo për mediumin.

Komento: