Dalin pamjet: Rusët bombarduan një kopsht fëmijësh në Ukrainë

11:18 | 17 Shkurt 2022

Granatohet kopshti i fëmijëve në Ukrainë, publikohen pamje ku shihen pasojat

Zyrtarët ukrainas kanë publikuar disa imazhe të një kopshti fëmijësh në Ukrainën lindore, i cili sipas zyrtarëve ukrainas është dëmtuar nga granatimet.

Kopshti i granatuar i fëmijëve gjendet në Stanytsia Luhanska, një qytet i vogël në vijën e parë të frontit së Ukrainës kundër separatistëve të mbështetur nga Moska, raporton The Guardian.

Sipas raportimeve në Ukrainë, askush nuk është lënduar nga granatimi.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë raportoi sot për “incidente të shumta granatimesh përgjatë vijës së kontaktit në Ukrainën Lindore”, por ende nuk ka dhënë detaje.

Komento: