LDK do ta dërgojë Thaçin në Kushtetuese për KQZ-në

10:55 | 13 Mars 2019

Bllokimi i KQZ-së, AvdullahHoti e paralajmëron Hashim Thaçin se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti gjatë seancës së jashtëzakonshme për KQZ-në, ka kritikuar presidentin e vendit, Hashim Thaçi për mos emërimin e anëtarëve të këtij komisioni.

“Presidenti nuk po i kryen obligimet e tij Kushtetuese duke mos emëruar anëtarët e KQZ-së”, tha Hoti.

Sipas tij, nga mos funksionalizimi i KQZ-së, tashmë e tre muaj zyrtarë të partive politike kanë mbetur pa paga.

“Mos funksionimi i KQZ-së ka pamundësuar shumë aktivitete. Zyrtarë të partive politike kanë tre muaj që nuk marin paga për shkak se |KQZ nuk është funksionale”, tha ai.

Shtoi se “shkelje e Kushtetutës është edhe mos veprimi një vjeqar i Presidentit”

Tha se “presim që sa më shpejt presidenti të emërojë anëtarët e KQZ-së, në të kundërtën nëse do të ketë vonesa atëherë ne presidentin do ta dërgojmë edhe në Gjykatë Kushtetuese:.

Komento: