Shyhrete Behluli jep lajmin e mirë

17:06 | 19 Shkurt 2022

Shyhrete Behluli, vazhdon të jetë shumë aktive në profesionin e saj si këngëtare.

Ani pse ka një kohë të gjatë se është pjesë e botë së muzikës, Shyhretja vazhdimisht ka sjellë këngë të reja për publikun e saj besnik, shkruan ORAinfo.

E duket se edhe një të tillë ajo do ta publikojë sot në orën 18:00. Kënga do të titullohet “Urime ditëlindja nanë”, dhe është bashkëpunim mes saj, Engjëllushës dhe Bekimit.

Mbetet të shihet nëse kënga në fjalë është baladë,apo është më ritmike. Kujtojmë se bashkëpunimi i fundit ti Shyhretës ishte me vajzën e saj, Engjin, ku për festat e fundviti, të dyja sollën potpuri./ORAinfo/

Komento: