16 aplikime për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së

17:44 | 21 Shkurt 2022

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës ka bërë të ditur se deri më tani janë pranuar 16 aplikacione për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të këtij institucioni.

Në njoftim, thuhet se bazuar në procedurat përkatëse ligjore, hapja e zarfeve dhe përpilimi i listës do të bëhet brenda afatit prej tetë ditësh.

“Bordi i RTK-së do të njoftojë me kohë dhe në mënyrë transparente mbi të gjitha proceduat dhe ecurinë e procesit të konkursit. Gjithashtu i gjithë procesi i vlerësimit do të jetë transparent dhe ftohen organizatat e shoqërisë civile që ta monitorojnë procesin e vlerësimit të kandidatëve”, thuhet në njoftim.

Komento: