Më në fund ‘shfryhet’ bashkëshortja e Ilirit, thotë disa fjalë jo të mira për Monikën

19:41 | 21 Shkurt 2022

Bashkëshortja e Ilirit thotë disa fjalë jo të mira për Monikën.

Emanuela Morini tanimë është bërë emër mjaft i komentuar në mediat rozë.

Flasim për bashkëshorten e Ilir Shaqirit, fituesit të BBV, shkruan lajmi.

Jo rrallë Emanuela ka qenë e ftuar në emisione të ndryshme për të komentuar rrugëtimin e bashkëshortit në formatin më të shikuar nga shqiptarët, shkruan lajmi.net.

Së fundmi ajo ka komentuar raportet e Ilirit me banorët e BBV, duke treguar edhe emrin e banores nga cila është zhgënjyer.

“Ndoshta prisja ndryshe nga Monika, kishin një marrëdhënie të afërt, gazmore me lojëra dhe shaka, ajo më ka zhgënjyer. Të tjerët jo, nuk e di por ajo do thosha”, deklaroi Emanuela.

Mes banorëve që i sheh si miq të Ilirit përmendi edhe emrin e Einxhel, pavarësisht përplasjeve që kanë pasur në Big Brother VIP.

“Sigurisht Sabiani, Arjola, Paloma, Meridiani, Arbri. Dhe Einxhel sepse është vajzë shumë e mirë, mund të ndodhë që në një situatë të vështirë thuhen disa gjera por nuk i mbaj mëri, çdo kush ka bërë rrugëtimin e saj”, tha ajo

Komento: