“U nisa të mbrojë vëllezërit rusë” – serbi i armatosur në Obiliq gjuan me kallash, arrestohet nga policia

09:18 | 22 Shkurt 2022

Një serb në një fshat të Obiliqit është arrestuar nga Policia e Kosovës, meqë dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri, e cila mësohet të jetë e tipit kallash.

I njëjti, siç reporton Klan Kosova, një ditë më parë, pati publikuar edhe një fotografi, i shoqëruar nga një person tjetër, duke shprehur gatishmërinë e tij për të ndihmuar forcat ruse në ndërhyrjen e tyre në Ukrainë.

Lidhur me rastin Policia ka njoftuar se i njëjti është arrestuar dhe është bastisur shtëpia e tij.

“Nga ana e policisë është kryer një kontrollë në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjete dhe sekuestruar një armë automatike zjarri AK-47, dy karikatorë të zbrazët dhe dy gëzhoja”, thuhet në njoftim.

Ndaj tij janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit.

Komento: